Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme dhunën që kanë ushtruar efektive të policisë ndaj një të riu, sepse nuk kishte vendosur maskën.
“Dhune policore e narkobanditeve me uniforme ndaj nje te riu vetem se nuk kishte masken ne rruge. Denoj me ashpersine me te madhe aktin banditesk te narkopolicise” shkruan Berisha.
Në videon e mëposhtme shihet sesi policët marrin me forcë të riun për ta futur në makinën e policisë dhe për ta shoqeruar në komisariat.