VIDEO/ Kaos në Vlorë, qytetarët presin në radhë për të bërë testin e Covid-19

Radhë të gjata janë shënuar mëngjesin e sotëm në ambientet ISHSH, ku qytetarët janë paraqitur për të kryer tamponin dhe për të parë nëse janë të infektuar me Covid-19.

Mungesa e tamponëve dhe radha e krijuar ka irrituar qytetarët dhe ka shkaktuar kaos.

Prej orës 8 të mëngjesit qytetarët janë grumbulluar dhe kanë pritur për orë të tëra për të bërë tamponin, por sërish nuk kanë mundur për shkak të mungesës së tyre.

Një qytetar u shpreh për SYRI TV se prej ditësh ka bërë kërkesë për të bërë tamponin, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Mjeku i familjes ka dërguar kërkesën në ISHSH, por ky institucion nuk po jep asnjë zgjidhje. tpz.al

Author: admin