Jetojmë në kohën e rrjeteve sociale ku lojërat e shumta nuk mungojnë.
Në anglisht i quajnë “prank” dhe këtë herë e ka pësuar Andi Lila, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare.
Kavajasi ka rënë në kurthin e bashkëshortes së tij, Ornelës.
Lila përfundon i lagur me ujë dhe i befasuar, ndërkohë që partnerja e tij nuk e ndalon të qeshurën.
Andi nga ana tjetër përkulet dhe merr veten. “Tradhtia” nuk kapërdihet lehtë…
Ndoshta ish-futbollisti do të mendojë diçka dhe të hakmerret.