Ambasadori i Bahkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, gjatë një daljeje publike nga Korça, foli në lidhje me amendamentet e dorëzuara në Kuvend nga Partia Demokratike, mbi reformën territoriale, vetingun e politikanëve dhe reformën zgjedhore.
Soreca u shpreh se nuk i ka parë ende amendamentet, por theksoi se kjo është demokracia, ku palët dorëzojnë në Kuvend dhe diskutojnë midis tyre për nisma të ndryshme ligjore.
“Ne natyrisht ende nuk kemi patur mundësinë të shohim propozimet. E dimë që janë dorëzuar në Kuvend nga Partia Demokratike. Por siç e thashë dhe dje kjo është demokracia dhe ja si po funksionon ajo.
Opozita është në Kuvend, bën propozime dhe aty do të bëhen diskutimet mbi ato çështje. Ne bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike.
Ne kemi bashkëpunuar me Partinë Demokratike edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit. Ne po ndjekim zhvillimet e brendshme në PD dhe theksoj se do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike”,tha Soreca.