Ashtu si prej kohësh tanimë, deputetët janë parë në seancë me maska dhe duke respektuar distancën sociale. Por ajo që na ka rënë në sy sot është veshja që femrat kanë zgjedhur për në seancën plenare. Duket se vera tashmë ka ardhur edhe brenda Kuvendit, ku zonjat tanimë janë “zhveshur” nga kustomi zyrtar dhe ngjyrat e errta për të qenë më të freskëta në look.
Ajo që na bëri përshtypje është padyshim deputetja Edlira Hyseni, që ka zgjedhur një kostum rozë pastel me mëngë zhapone.
Ndërkaq Milva Konomi ka preferuar një fustan blu të hapur. Por duket se mendim ndryshe ka nga ne deputeti i PS, Xhemal Qefalia. Ashtu si duket dhe nga fotot, ai shoqëron me sy deputeten simpatike të LSI, Ediola Braha.