Vëmendje! Ja cilat shenja shkojnë shumë mirë me Binjakët dhe cilat nuk janë kaq me fat

Binjakët janë një shenjë kaq miqësore, e këndshme, e qeshur, flirtuese, fantastike! Një Binjak di gjithçka për gjithkënd dhe ndaj çdo bisedë me të ecën vaj, të paktën, nëse je një nga shenjat që përshtatesh me Binjakët.

Cilat janë këto shenja?

Dashi

Si një shenjë e drejtpërdrejtë, që do qejfin dhe s’para stepet, Dashi është partneri perfekt për një Binjak. Ata janë një dyshe shumë e mirë, pasi duan pavarësinë, njëkohësisht, janë kaq mirëkuptues, interesantë dhe në shumë raste, mendojnë njësoj.

Dashi merr përgjegjësi dhe ka prirjen për të qenë një lider i fortë, i cili zgjidh problemet, duke i ndihmuar kështu Binjakët që janë më të pavendosur. Kjo dyshe është argëtuese dhe spontane, ndaj nuk është fare çudi t’i shohësh në aventura dhe pushime së bashku.

Pra, një Dash dhe një Binjak? Çifti ideal!

Luani

Luani është një tjetër shenjë që shkon në mënyrë të përsosur me Binjakët dhe krijojnë një prej çifteve më të këndshme të horoskopit. Lidhja mes tyre është aventuriere, por mbi të gjitha, të dyja këto shenja e motivojnë njëra-tjetrën për të shkuar më larg.

Si Luani, ashtu edhe Binjakët e duan vëmendjen, festën, jetën dhe përjetojnë kaq shumë emocione kur janë bashkë. Ata e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin, megjithëse, ndonjëherë mund të jenë shumë sfidues.

Peshorja

Binjakët vdesin për drama dhe debat, ndërsa Peshorja, për harmoni dhe balancë, çka do të thotë se e plotësojnë shumë mirë njëra-tjetrën. Peshorja e vlerëson shumë marrëdhënien, lidhjen dhe komunikimin dhe është po aq sharmante dhe flirtuese sa një Binjak.

Kur këto dy shenja pëlqehen, kimia shkon në stratosferë. Gjithsesi, të dyja shenjat kanë potencialin të jenë miq ose partnerë shumë të mirë.

Ujori

Ujori dhe Binjakët janë thjesht një dyshe perfekte dhe ndoshta, më e mira në horoskop. Ujori njihet si një shenjë që është kurioze, ironike, misterioze dhe tejet interesante, ndërsa Binjakët janë lojtarë dhe lozonjarë. Ata dinë të zbulojnë të fshehtat e njëri-tjetrit në mënyra mjaft unike.

Ujori është mjaftueshëm stoik sa të mos bjerë pre e dramave që shkakton një Binjak, por nga ana tjetër, inovativ dhe aventurier, ndaj është e pamundur ta neglizhojë një Binjak.

Me cilat shenja nuk shkon mirë një Binjak?

Gaforrja

Gaforrja njihet si një shenjë shumë emocionale, introverte dhe e ndjeshme, ndaj s’është aspak surprizë që nuk bashkohet kaq mirë me Binjakët. Kjo dyshe është mjaft sfiduese, pasi kanë botëkuptime dhe ide të ndryshme.

Gaforrja lidhet ngushtë me shtëpinë dhe familjen, ndërsa Binjakët duan të eksplorojnë botën dhe kjo mund të sjellë një shkëputje në raportin e tyre.

Bricjapi

Aaah, çdo gjë me llogari! Bricjapi dhe Binjakët janë kaq të kundërt, pasi një person që ecën me laps e letër nuk e duron dot një tjetër që do aventura dhe spontanitet. Këto dy shenja janë paralele në shumë drejtime, pasi Bricjapi e ka instinktive të thotë “jo”, ndërsa Binjakët, thonë gjithnjë “po”.

Binjakët duan lirinë, Bricjapët qëndrueshmërinë, pra, nuk janë një dyshe kaq e mirë.

Peshqit

Të dyja këto shenja e kuptojnë shumë mirë dualitetin e njëra-tjetrës dhe kanë një intuitë të paparë, por energjia e tyre është kaq e ndryshme. Ndërsa Binjakët janë të palodhur dhe aventurierë, Peshqit janë ëndërrimtarë dhe të paqtë.

Peshqit janë ndër shenjat më të ndjeshme të horoskopit, çka mund të sjellë lodhje dhe tension për Binjakët.

Author: horoscope