Karabinierët e Veronës rikuperuan edhe 2.3 kg kokainë që i shtohet ngarkesës prej mbi 23 kg drogë të kapur më 17 shkurt kur u arrestuan dy vëllezër shqiptarë.
Njëri nga dy të dyshuarit u la i lirë pas marrjes në pyetje nën garanci. Vazhdimi i hetimeve bëri të mundur identifikimin e një makine tjetër të përdorur për lëvizjen e drogës.
Policia gjurmoi automjetin në një parking në Lazise ku u identifikua një nën-bazë në të cilën ishin fshehur dy pako kokainë. Automjeti dhe droga u sekuestruan dhe u vendosën në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor të Veronas.
Sipas mediave italiane operacioni për arrestimin e vëllezërve shqiptarë 30 dhe 34 vjeç u zhvillua nga policia e Peschiera del Garda.
Fillimisht policia ndaloi një automjet të dyshimtë, pasi kishte shkelur rregullat anti-Covid, por nga një kontroll në automjet policia gjeti një zarf të vogël që përmbante rreth 1 gram kokainë. Ndërsa në bagazh shqiptarit iu gjet edhe një sasi tjetër prej 1 kg kokaine dhe 73500 euro.
Duke marrë në konsideratë sasitë e mëdha të drogës dhe parave, policia vendosi të kryejë një kontroll në banesën e 30-vjeçarit shqiptar, i cili jetonte bashkë me vëllain. Gjatë kontrollit u arrit të zbulohej edhe një sasi tjetër droge prej 23 kg kokaine.
Dy vëllezërit shqiptarë u arrestuan dhe iu dorëzuan autoriteteve të drejtësisë për hetime të mëtejshme. tpz.al