Sot në mesditë në vendlindje (Kuanovë) në Maqedoninë Veriore është varrosur i riu nga Zvicra që humbi jetën tragjikisht në Hotelin Rogner në Tiranë. Në ceremoninë e varrimit përkundër pandemisë, morën pjesë përveç familjarëve edhe qindra miq, kolegë e shokë nga Maqedonia Veriore, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Zvicra shkruan “Le Canton27.ch”.
Nga Gjeneva morën pjesë mbi 30 shokë, kolegë e miq shqiptarë dhe zviceranë që kishin ardhur për ta përshëndetur për herë të fundit të ndjerin Ajdin Mustafit i cili la pas dy fëmijë. Në fund prindërit e tij falenderuan shokët dhe miqtë e djalit të humbur që kishin ardhur me kilometra të tëra për ta nderuar për herë të fundit.
Hotel Rogner i pozicionuar në zemër të Tiranës të premten e kaluar u shndërrua në një skenë krimi. Një 28-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Saktësisht më 10 shtator në oren 14:30 ka ndodhur një tragjedi ku një i ri zviceran me origjinë shqiptare ka rënë nga dhoma e katit të pestë, për shkak se kangjellat e ballkonin ishin të prishura.
Menjëherë është bërë transportimi për të spital ku ka ndërruar jetë. Që nga ajo dite hetimet e policisë për vdekjen e të riut zviceran me origjinë shiptare ende vazhdojnë për të zbardhur të vertetën.