Vdiq në Spanjë dhe në Tiranë erdhi pa zemër, prokuroria letërporosi autoriteteve spanjolle

Një 33-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Spanjë, por në Tiranë mbërriti pa zemër. Mësohet se Saimir Sula jetonte në Spanjë me motrën e tij.

Në maj 2020 i riu shkoi për test COVID-i dhe rezultoi negativ, i bënë ekzaminime të tjera. Mungesa e zemrës në trupin e 33-vjeçarit u konstatua në Tiranë.

“Në mungesë të ekzaminimit të zemrës, i cili është një organ jetik dhe i rëndësishëm nuk mund të përcaktojmë shkakun e vdekjes së viktimës me saktësi shkencore. Në gjakun e viktimës nuk u zbuluan metabolite të medikamentit haloperidol”, thuhet në dosje.

Lidhur me këtë çështje, prokuroria shqiptare i ka nisur një letërporosinë autoriteteve spanjolle në lidhje me Saimir Sulës.

Në letërporosinë e zbardhur nga ABC News, prokuroria shqiptare ka dhjetë kërkesa për autoritetet spanjolle, mes të cilëve edhe të gjendet shkaku pse mungon zemra e shtetasit Saimir Sulës.

Save

Share

Author: admin