Vdekjet nga Covid, jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë në Jordani

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Nathir Obeidat, ministri i Shëndetësisë në Jordani, ka dhënë dorëheqjen pasi 6 pacientë të infektuar me Covid-19 humbën jetën në spital si pasojë e mungesës së oksigjenit. Ministri u largua pas kërkesës së kryeministrit të vendit Bisher al-Khasawneh.

Dhjetra të afërm të pacientëve që humbën jetën u mblodhën të revoltuar përpara spitalit. Për të shmangur incidentet, forcat policore shkuan në vendngjarje.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Nuk është e qartë përse oksigjeni u ndërpre, por për këtë ngjarje ka nisur një hetim. Ministri i Shëndetësisë tha se ndjente përgjegjësi morale për atë që ndodhi.

Author: admin