Vdekja e Maradonës, akuzë zyrtare për shtatë persona

Shtatë persona akuzohen për vrasje të dyshuar me dashje (një krim për të cilin dënimet variojnë nga 8 në 25 vjet burg) nga prokurorët që hetojnë vdekjen e Diego Armando Maradonës.

Jo vetëm kaq, prokurori i përgjithshëm i qytetit San Isidro, në Buenos Aires, gjithashtu kërkoi garanci nga gjyqtari, Orlando Díaz, të akuzuarit të mos kenë mundësi për t’u larguar nga Argjentina.

Visit Instagram Profile ➤

Ata janë të gjithë punonjës shëndetësorë të pranishëm ditën e vdekjes së Maradonës, 25 nëntorin e kaluar: infermierët Ricardo Omar Almirón dhe Dahiana Gisela Madrid; koordinatori i tyre, Mariano Perroni; mjeku që koordinoi shtrimin në spital të ish-futbollistit, Nancy Forlini; psikologu Carlos Ángel Díaz, psikiatrja Agustina Cosachov dhe neurokirurgu Leopoldo Luque si mjek i Diegos.

Pas ekzaminimit të të gjitha raporteve, u vlerësua se performanca e ekipit shëndetësor që duhej t’i vinte në ndihmë Maradonës ishte “e papërshtatshme, e mangët dhe e pamatur” dhe e la “në dorë të fatit gjendjen shëndetësore të pacientit”.

Author: admin