Vasilika Hysi, ka vendosur të largohet nga politika.
Ajo ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.
Hysi e cilësoi reformën në drejtësi si një arritje për të cilën është krenare dhe tha se do ta mbështesë partinë në zgjedhje nga jashtë.
“Unë ndihem shumë krenare që iu bashkova Partinë Socialiste. Unë kam pasur privilegjin të jem anëtare e komisionit të Reformës në Drejtësi. E vetmja grua. Etildën kam pasur mundësi ta njihja në pjesën e sekretariatit.
Sot jam shumë krenare që mundëm të ja dalim sikurse parashikuam që kësaj reforme do i vendoseshin shumë shkopinj një rrota. Kur filloi reforma në drejtësi unë kisha 30 vite eksperiencë në mësimdhënie. Unë sot ndihem shumë e privilegjuar.
Nëse do më lejoni të them dhe diçka. Ndihem e privilegjuar që kam qenë pjesë e kësaj reformë që ju zoti kryeministër më keni besuar. Keni mbështetur dhe promovuar gratë dhe vajzat. Në skuadrën e PS kemi pasur elementë të mirë”, tha Vasilika Hysi.
“Unë kam patur privilegj të punoj këto 4 vite, si zv/kryetare me Gramoz Rucin, ka qenë një shkollë e dytë. Ju falënderoj e kam besim se skuadra e PS, do jetë model për mandatin e tretë por jo vetëm. Mbështetje maksimale jashtë grupit PS, por aktive për t’ju mbështetur, ndaj mos më kurseni”, shtoi ajo.