Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” lajmëron se ka zhvilluar sot një takim elektoral në njësinë 10 në Tiranë.
Vasili thekson se fitorja e LSI-së nis nga njësia 10 në kryeqytet, duke shtuar se Lëvizja Socialiste për Integrim do të fitojë më shumë se 11 mandate në Tiranë.
Postimi i Petrit Vasilit:
Ne Njesine.10 Tirane fryma e fitores eshte shnderruar ne uragan.
Nje optimizem qe te emocionon pafund kur sheh qindra te rinj dhe gra qe i jane bashkuar asaj masivisht.
Fitorja e LSI si Force e pare fillon nga Njesia.10.
Objektiv i padiskutueshem i LSI ne Tirane eshte jo me pak se 11 mandate.
Te shporrim Edi Rame e Veliaj, qe duan te largojne shqiptaret dhe te sjellin bangladeshas,afgane dhe indiane.
Te shporrim ata qe ja kthyen jeten ne ferr qytetareve me trafikun e tmerrshem.
Te shporrim ata qe Tiranen e kthyen ne nje masiv betoni qe ju shkaterron jeten qytetareve te saj.