Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shkruan në rrjetet sociale se Berati dhe Gjirokastra provuan shqetësimet e misionit të SHBA pranë OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.
Pas hapjes së kutive në këto dy vende, Vasili thekson se u provua shit-blerja e votës, përdorimi kriminal i financave të shtetit dhe të administratës shtetërore, përdorimi kriminal i të dhënave personale, mijëra punësime dhe manipulime.
Postimi i Vasilit:
Berati dhe Gjirokastra provuan shqetesimet e medha te Misionit te SHBA prane OSBE ne Vjene per 25 prillin!
Hapja e kutive ne Berat e Gjirokaster provoi perpara gjithe botes se ne 25 prill qeveria, mafioze e rilindjes kreu keto krime zgjedhore te cilat gjenden edhe ne deklaraten e misionit te SHBA ne Vjene:
Shitblerja e votes, perdorimi kriminal i financave te shtetit dhe te administrates shteterore, perdorimi kriminal i te dhenave personale, mijra punesime ne dhunim te ligjit, manipulimi ne shkalle kombetare, perjashtimi nga votimi i mijra qytetareve shqiptare ne Greqi,votimi i shumefishte, flete votimi me shume se votues,manipulimi i materialeve zgjedhore jane krime zgjedhore tashme te provuara boterisht.
Po risjell edhe nje here shqetesimet e renda te SHBA per 25 prillin.
Misioni i SHBA pranë selisë qendrore të OSBE në Vjenë doli qe ne 7 maj me një deklaratë teper të fortë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.
Ambasadorja Elisabeth Rosenstock-Stiller theksoi:
“SHBA vëren se gjetjet e misionit vëzhgues të OSBE tregojnë se partia në pushtet ka pasur avantazhe domethënëse nga pushteti i saj, përfshirë edhe kontrollin e administratës lokale dhe keqpërdorimin e burimeve administrative.
Ne gjithashtu vërejmë se gjetjet e tyre tregojnë për një praktikë të përhapur të blerjes së votave, që mbetet ende një problem, dhe gjithashtu shprehim shqetësim në lidhje me rrjedhjen e të dhënave personale tejet sensitive, përfshirë edhe preferencat politike të qytetarëve.
SHBA ngul këmbë që organet e hetimit dhe gjyqësori duhet të mbajnë përgjegjës çdo individ që ka shkelur ligjin apo që ka ndaluar vullnetin e qytetarëve të Shqipërisë për të votuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ne mirëpresim deklaratën e SPAK për të investiguar krimet elektorale,” theksoi ajo.
Asnje qendrim tjeter nuk ka dhe nuk mund te kete perballe krimit me te madh, qe i eshte bere ndonjehere zgjedhjeve ne Shqiperi.
Asnje alibi nga askush nuk i shpeton dot kete manipulim mafioz te zgjedhjeve nga demaskimi, denoncimi dhe denimi pa meshire e tij.