Varianti Delta i Covid-19 po përhapet me shpejtësi.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë disa detaje për Tv Klan, ku thotë se të pavaksinuarit janë grupi më i riskuar për t’u prekur prej këtij mutacioni si dhe për ta shpërndarë atë në popullatë.
E veçanta e kësaj periudhe me këtë lloj virusi është fakti i infektimit të personave që nuk janë vaksinuar, por edhe atyre që kanë aplikuar një dozë deri më tani. Ndërsa vaksinimi me të dyja dozat e ka ulur me një përqindje shumë herë më të lartë përhapjen e këtij varianti.