Më shumë se 130 zjarre – të ndezura nga goditjet e rrufesë – po digjen në të gjithë Kanadanë perëndimore pas një vale nxehtësie që theu rekordin. Qeveria federale e Kanadasë tha se do të dërgonte avionë ushtarakë për të ndihmuar shërbimet e urgjencës në British Columbia për të kontrolluar zjarret.
Më herët gjatë kësaj jave, njerëzit u paralajmëruan që të largoheshin nga fshati Litton në provincë. Lytton, i cili regjistroi të martën temperaturën më të lartë të Kanadasë prej 49,6 gradë C të martën, u shkatërrua më vonë nga zjarri.
Zjarri në fshatin me 250 banorë që ndodhet rreth 260 km në veri-lindje të Vancouver, detyroi shumë banorë të largoheshin pa asgjë me vete të mërkurën në mbrëmje.
“Brenda rreth 15 minutash e gjithë qyteza u përfshi nga flakët,” i tha kryebashkiaku Jan Polderman BBC.
Të premten, Shërbimi Zjarrfikës Britanik i British Columbia tha se 136 zjarre ishin aktive në të gjithë krahinën dhe se rreth 12,000 goditje rrufeje ishin regjistruar një ditë më parë.
“Shumë prej atyre goditjeve të rrufesë po godisnin afër komuniteteve,” tha drejtori i shërbimit të operacioneve provinciale Cliff Chapman.
- Qindra banorë të tjerë janë paralajmëruar se duhet të largohen nga shtëpitë e tyre.