Vala e tretë e COVID-19/ Italia vendos karantinë pesë ditore për udhëtarët nga vendet e BE

Qeveria italiane ka vendosur një karantinë pesë ditore për udhëtarët nga vendet e BE.

Teksa vaksinimi vijon në Itali si në gjithë BE, duket se Europa i frikësohet rritjes së infektimeve dhe viktimave.

Më parë Italia e kishte në fuqi karantinën vetëm për vendet të cilat nuk ishin pjesë e BE, por tashmë duket se nuk ka përjashtim as për vendet brenda Bllokut.

Edhe Gjermania deri për Pashkë është në një bllokim të pjesshëm ndërkohë situata ngelet e vështirë në një pjesë të Europës sa i përket pandemisë së COVID-19.

Author: admin