Njëmbëdhjetë qendra magazinimi të identifikuara tashmë, në të gjithë rajonin. Rreth 45 deri në 100 mijë doza parashikohet të jenë në dispozicion në Pulia që në muajin janar. Numërimi mbrapsht për vaksinën “Pfizer” ka filluar, në Bari në Itali. Ndërsa pritet që Komisioneri Arcuri të përgatisë shpërndarjen në të gjithë territorin kombëtar, rajonet po përgatisin pjesën e logjistikës. Dimensionet e paketave mbeten për t’u konfirmuar, të cilat do të përcaktojnë saktësisht metodat e magazinimit . Vaksina në fjalë duhet të ruhet në -80 gradë, temperaturë që mund të arrihet lehtësisht nga frigoriferët që përdoren aktualisht për ruajtjen e plazmës. Midis 11 qendrave të identifikuara deri më tani do të jetë edhe Poliklinika “Di Venere”. Në Asclepios, veçanërisht, në Qendrën e re të Transfuzionit janë tashmë 5 pajisje në gjendje të garantojnë temperaturat e kërkuara për vaksinat. //Telebari