Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një prononcimi për media të dhënë nga Shkodra, njoftoi disa nga rekomandimet e marra gjatë diskutimeve të Komitetit Teknik fundjavën e shkuar. Manastirliu se komiteti ka rekomanduar bërjen e dozës së tretë të vaksinave, uljen e fashës së vaksinimit në grup-moshën plus 16-vjeç dhe vaksinimin e fëmijëve mbi 12-vjeç, nëse ata shfaqin problematika shëndetësore.
Sipas ministres këto rekomandime të diskutohen në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve ditën e nesërme, për tu marrë më pas një vendim, i cili do tu njoftohet qytetarëve.
“Do të ndalesha në këtë komunikim pikërisht për këtë fushatë vaksinimi. Tashmë nuk është vetëm një fushatë, por është një program i mirëfilltë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Aktualisht në Shqipëri kanë mbërritur mbi 2 milionë e 300 mijë doza vaksinash. Siç ju e keni parë, ne po vijojmë në të gjithë vendin në të gjithë rrjetin kapilar të qendrave të
Duhet të kuptojmë që vaksinimi është një sfidë mbarëglobale ashtu edhe për Shqipërinë. Është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve, gjatë fundjavës së kaluar, të cilët kanë diskutuar dhe rekomanduar vendosjen në protokoll të dozës së tretë, uljen e fashës së grup-moshës në plus 16-vjeç, di dhe kanë rekomanduar vaksinimin e fëmijëve plus 12-vjeç, por vetëm pë rata fëmijë të cilat kanë problematike shëndetësore.
Këto rekomandime do të diskutohen ditën e nesërme në mbledhjen e Komiteti i Ekspertëve dhe do të kemi një njoftim edhe për vendimet që do të marrë ky komunitet.
Vaksinimi është e vetmja armë që ne kemi për tu mbrojtur nga Covid-19. Ashtu siç raportohet nga spitali Infektiv, rastet të cilat janë të pavaksinuara janë mbi 95%. Janë ato raste që ose e kanë neglizhuar vaksinimin, ose raste që e kanë lënë për një moment të dytë, ose kanë dëgjuar ata që nuk janë ekspertë dhe mbushin mendjet e njerëzve me të pavërteta.
Ne sot kemi një mesatare rreth 6 mijë vaksinime në ditë, por kemi kapacitete për të kryer vaksinim disa herë më shumë”, tha Manastirliu.
Për sa i përket veprimeve që do të ndërmerren ndaj studentëve që refuzojnë të vaksinohet, Manastirliu zgjodhi të mos jepte një përgjigje të prerë, duke thënë se fokusi është te vaksinimi dhe jot e masat penalizuese.
“Për sa i përket universiteteve ne jemi në shërbim të dyre, kemi çuar stafet tona të vaksinatorëve në çdo universitet dhe qëndrojnë aty çdo dit në mënyrë që studentët të kenë mundësi vaksinimin në vendin ku ata që studiojnë. Ne të gjithë duam të biem në normalitetin që dëshirojmë, me shkolla të hapura, por pa rrezikuar jetën e të tjerëve. Ata të cilët janë të vaksinuar duhet të jenë të garantuar që nuk u rrezikohet jeta. Pë rata që nuk janë vaksinuar, nuk duhet të jemi të prirur të vendosim rregullat e forta: Shiko se nuk do futeni! Ju e dini se për të hyrë në universitete duhet të dorëzosh certifikatën e vaksinimit. Pastaj është në dorën e autoriteteve që ta verifikojnë këtë gjë, dhe janë universitetet dhe rektorët, kjo është një luftë që bëhet me kontributin e të gjithëve, edhe universitetet janë të përfshira në këtë plan që të rritet mbulesa vaksinale dhe ruajtja e shëndetit të të rinjve tanë.