Vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmani nga bashkëshorti dhe miku i tij ka qeqnë lajmi i ditës këto dy ditët e fundit në Kosovë. Në rrjet kanë plasur debate dhe kritika të shumta ndaj dy autorëve, teksa sot janë mbajtur protesta edhe nga qytetarë të ndryshëm në Ksovë.
Një prej deklaratave që ka nxitur debate të shumta në rrjet ka qenë ajo e analistit Xhevdet Pozhari.
Ai ka thënë se pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj “vajzave iu duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë”. Edhe modelja Arta Nitaj nuk mund të qëndronte pa reaguar ndaj këtij qëndrimi të mbajtur nga gazetari.
Nitaj e ka quajtur ‘debil’ Pozharin, duke u shprehur se nuk e di se si e ka marrë gruaja që e ka në shtëpi.
“Gomar vet, debill…Kafshe, sdi qysh tka mar gruja qe e ki nshpi”, ka shkruar modelja.