
Dua Lipa ka uruar për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale këngëtarja me origjinë shqiptare ka zgjedhur fjalët më të bukur për të uruar 13-vjetorin e Pavarësisë.
“Gëzuar ditën Pavarësisë Kosovë! 13 vite! Unë kurrë nuk do ta harroj atë që po ndodhte duke e parë në TV ndërsa jetoja në Prishtinë.
Të dridhura dridhura dridhura dhe një energji e qytetit!
E paharrueshme … krenare që shoh sa larg kemi arritur dhe sa larg do të shkojmë! ”shkruan këngëtarja shqiptare.