“Unë qëndroj në repart”: Hashtagu i mjekëve gjatë urgjencës së Covid-19 bëhet një libër në Bari

Hashtagu i përdorur nga mjekët e Poliklinikës së Barit dhe i miratuar nga të gjithë punonjësit e shëndetsisë,  të përfshirë gjatë urgjencës së Covid-19 bëhet një libër. “Unë qëndroj në repart” botuar nga Adda Editore tregon me imazhe dhe fjalë ditët që mjekët jetuan në kontakt të ngushtë me virusin në repartet shëndetsore.  Emocionet dhe përvojat e dhomave të urgjencës dhe veçanërisht në dhomat e izolimit të sëmundjeve infektive, midis monitorëve të kujdesit intensiv dhe në morgut e mjekësisë ligjore u ndahen me lexuesin  e  zeza në të bardhë nga mjekët e Poliklinikës së Barit. Njëri prej tyre, hoqi përparësen  laboratorike dhe mori stilolapsin. Të paktën për një ditë. Fjalët e punonjësve të shëndetit shoqërojnë fotografitë e marra në reparte. Për të mbajtur të gjallë për njerëzimin  angazhimin e profesionistëve të përfshirë në luftën kundër Covid-19 ishte fotoreporteri Christian Mantuano, i cili bëri një reportazh në Spitalin Covid të Policlinico të Barit midis mjekëve dhe infermierëve të angazhuar në shërbim. Libri, redaktuar nga gazetarja Francesca Russi, është një koleksion i pafiltruar fotografish dhe provash të historisë së shëndetsisë.

 

“Libri dëshmon përkushtimin, sakrificën, përkushtimin dhe pasionin e profesionistëve që qëndruan  në reparte, në punë, ndërsa pothuajse i gjithë vendi ishte në mbyllje – deklaroi drejtori i përgjithshëm i Poliklinikës së Barit, Giovanni Migliore – ato imazhe të kapura në urgjenca  janë sinteza e përsosur e asaj që ishte slogani i pandemisë “së bashku do ta tja dalim”. Së bashku është një fjalë e jashtëzakonshme: ishte motori që shumëfishoi energjinë dhe burimet. Ne ishim një ekip dhe së bashku ja dolëm”, tha ai. Libri fotografik përmban kontributet e mjekëve dhe petagogëve të shëndetsisë së universitetit të Barit: Franco Introna, Loreto Gesualdo, Maria Chironna, Annalisa Saracino, Lidia Dalfino, Giovanni Migliore, Silvio Tafuri, Lucilla Crudele, Sara Sablone.

 

Author: admin