‘Unë dua ta di se pse e bënë’, digjet ”Melania Trump” në vendin e lindjes së zonjës së parë të SHBA-ve

Një skulpturë prej druri e zonjës së parë të SHBA, Melania Trump, pranë qytetit të saj të lindjes Sevnica, Slloveni, është hequr pasi u dogj dhe vandalizua gjatë fundjavës së ditës së pavarësisë në SHBA.

 

Brad Doëney, një artist amerikan me qendër në Berlin, që kishte porositur skulpturën, tha se ai e kishte hequr atë sapo policia e njoftoi për ngjarjen më 5 korrik.

 

“Unë dua të di pse e bënë,” tha Doëney, i cili kishte shpresuar se statuja do të nxiste një dialog për situatën politike në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar statusin e Melania Trump si një emigrante e martuar me një president që është betuar për të zvogëluar emigracionin.

 

Fytyra e statujës ishte e gdhendur në mënyrë disi abstrakte duke mos pasqyruar portretin e Melania Trump. Megjithatë trupi i ishte pikturuar si i mbështjellë me një pallto ngjyrë blu të zbehtë, që ngjason me atë që Melania Trump kishte veshur në betimin e Donald Trump në 2017-ën.

 

Statuja ishte e gdhendur me një sharrë elektrike nga artisti popullor vendas Ales Zupevc duke përdorur dru lisi.

 

Në janar, një statujë e madhe prej druri që i ngjan Donald Trump, e krijuar nga një artist vendas vitin e kaluar, u dogj në qytetin e Sllovenisë, Moravce, në lindje të kryeqytetit të Ljubljanës.

Image

Author: admin