Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që në zonat malore gjatë paradites do të ketë edhe reshje lokale.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 22°C.
Era do të fryejë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.