Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por që nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara, kryesisht në zonat veriore dhe verilindore. Vranësirat gjatë ditës së nersërme pritet të shtrihen edhe në zonat e ulëta duke sjellur reshje të izoluara edhe në këto zona.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13ºC në 29ºC, në zonat e ulëta nga 19ºC në 35ºC dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 36ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.