
Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të mbetet në dominimin e vranësirave të shumta, duke sjellë herë pas herë rrebeshe shiu.
Rrebeshet e shiut parashikohet të jenë më të dukshme në zonat malore dhe në pjesën e dytë të ditës.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 29°C.
Era do fryjë mesatare në toke dhe e fortë në det me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.