
Dashi
TĂ« lindurit nĂ« dhjetĂ«ditĂ«shin e parĂ« (21 â 31 mars)
Janë shumë impulsivë dhe arrijnë me vështirësi të kontrollojnë instinktet e veta, sepse kanë të gjitha karakteristikat primare të shenjës.
TĂ« lindurit nĂ« dhjetĂ«ditĂ«shin e dytĂ« (1 â 10 prill)
Kanë dhuntinë e bujarisë, por janë dhe shumë krenarë, sqimatarë dhe ambiciozë, sepse marrin pak nga Luani (shenja e dytë e zjarrit).
TĂ« lindurit nĂ« dhjetĂ«ditĂ«shin e tretĂ« (11 â 20 prill)
Janë më të ëmbël, më të urtë, më të menduar e reflektivë e respektojnë më shumë mendimin e tjetrit, sepse ndikohen nga Shigjetari që është shenja e tretë e zjarrit. Këta janë dhe më të drejtë, më pasionantë, më sentimentalë, por dhe më të mençur.
Demi
TĂ« lindurit nĂ« dhjetĂ«ditĂ«shin e parĂ« (21 â 30 prill)
Janë kryesisht egoistë, të ndrojtur dhe shqetësohen për çështjet ekonomike, sepse janë plotësisht nën ndikimin e shenjës së Demit.
TĂ« lindurit nĂ« dhjetĂ«ditĂ«shin e dytĂ« (1 â 10 maj)
Ndryshe nga të parët janë më me fat, ambiciozë dhe disi dyshues. Kanë edhe disa karakteristika të personave të lindur në shenjën tjetër të tokës që është Virgjëresha.
TĂ« lindurit nĂ« dhjetĂ«ditĂ«shin e tretĂ« (11 â 20 maj)
Janë më konservatorët, më pesimistët por dhe më të duruarit, sepse përfshihen nën ndikimin e Saturnit të shenjës së Bricjapit që është shenja e fundit e tokës.
Binjakët
TĂ« lindurit nĂ« dhjetĂ«ditĂ«shin e parĂ« (21 â 31 maj)
Janë xheloz dhe të prirur që të pranojnë më me lehtësi kompromiset.
TĂ« lindurit nĂ« dhjetĂ«ditĂ«shin e dytĂ« (1 â 10 qershor)
Janë shumë të sipërfaqshëm në dashuri por më të ndjeshëm dhe kërkojnë të jetojnë një lidhje paqësore.
TĂ« lindurit nĂ« dhjetĂ«ditĂ«shin e tretĂ« (11 â 21 qershor)
Janë shumë dinakë, shumë racionalë (marrin nga Ujori) dhe në dashuri janë të prirur të peshojnë anët pozitive dhe negative duke arritur më në fund në një martesë të kënaqshme, për mendimin e tyre.