Djali i Ahmad Shah Masood, i cili ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rezistencës ndaj sovjetikëve në Afganistan në vitet 1980, tha se “nuk do t’ia dorëzonte zonat nën kontrollin e tij, talebanëve”, raportoi të dielën televizioni Al Arabiya.
Ahmad Masood bëri thirrje për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar për të qeverisur vendin me pjesëmarrjen e talebanëve, duke paralajmëruar se “lufta do të ishte e pashmangshme nëse talebanët refuzonin dialogun”, raporton reuters.
Masood tha se forcat qeveritare që kundërshtonin talebanët ishin mbledhur në fortesën e tij, Luginën Panjshir.
Në një artikull të botuar në “Washington Post” të enjten, Masud bëri thirrje për mbështetje nga Perëndimi.