U vra me plumb në kokë, identifikohet i riu në Vlorë

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Identifikohet i riu që u vra në Babicë të Vlorës. Viktima quhet Xhuljan Bullari.

Mësohet se i riu është qëlluar me një plumb në kokë dhe është gjetur i pajetë në makinën me të cilën udhëtonte, tip “Fiat Punto” me targa “TR 3784 R”.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e quajtur “Qafa e Topit” në afërsi të fshatit Babicë në një rrugë dytësore.

Sipas të dhënave paraprake kanë qenë kalimtarët të cilët e kanë parë të gjakosur në makinë të riun dhe më pas kanë njoftuar policinë rreth orës 07:35.

Makina që përdorte viktima rezulton në pronësi të një vajze nga Tirana. I riu është ekzekutuar me një plumb në kokë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Author: admin