U premtuan martesë dy rumuneve dhe i shfrytëzuan për prostitucion, arrestohet autori tjetër

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Arrestohet  një tjetër person në kuadër të operacionit “Premtimi”, i disa ditëve më parë. Gjatë këtij operacioni u arrestua një person dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Policia njofton sot se kanë vënë në pranga edhe këtë të fundit.  Si rezultat është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Trifon Mehmeti, 26 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe ”Plagosja e lehtë me dashje”. Tpz.al

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Ky i fundit në bashkëpunim me shtetasin J. D. (i arrestuar një javë më parë), me premtimin për martesë dhe për t’u larguar në vendet e BE-së, kanë sjellë në Shqipëri dy shtetase, të cilat dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht me persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni “Premtimi”, shkon në 2 numri i të arrestuarve.

Kapet dhe vihet në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim  në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit, finalizuar një javë më parë nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vu në pranga 1 shtetas, ka vijuar puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Si rezultat është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim T. M., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe ”Plagosja e lehtë me dashje”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. D. (i arrestuar një javë më parë), me premtimin për martesë dhe për t’u larguar në vendet e BE-së, kanë sjellë në Shqipëri dy shtetase, të cilat dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht me persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Save

Author: admin