Ka ndërruar jetë i riu D. Gjergji që u përfshi në një aksident të rëndë pranë fshatit Gjorm, të Laçit.
Policia lokale konfirmon se 24-vjeçari Gjergji ka humbur jetën në spital, për shkak të plagëve të marra nga aksidenti i rëndë.
Policia Lezhë/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Thumanë,drejtuesi i mjetit tip ‘BMË’ shtetasi D.Gj.,24 vjeç,banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit dhe është transportuar në spitalin Hygea,Tiranë ku ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes