Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan ndryshe nga çdo puntatë tjetër ditën e sotme nuk u zhvillua në studion e së Dielës Shqiptare, por në zyrën e ndërmjetëses Eni Çobani, aty ku edhe fillon çdo seancë ndërmjetësimi.
Avniu rrëfeu në program historinë e tij të dashurisë, e cila nuk shkoi aspak si ai e kishte menduar.
Në Shtator të vitit 2019, një person i çon një ftesë në Facebook. Ajetja ishte nga Kosova, por jetonte në Amerikë. Ata filluan të flisnin me njëri-tjetrin dhe Avniu tregon se gjatë bisedave me të, ai mori vesh që ajo kishte qenë e martuar, por ishte divorcuar.
Fillimisht Ajetja i kishte thënë që kishte vetëm një fëmijë, por më pas me kalimin e ditëve i kishte treguar se nuk kishte një, por pesë fëmijë nga martesa e saj.
Pavarësisht se nuk ishte treguar e sinqertë, Avniu pranoi të vazhdonte bisedën me të dhe ajo i kishte premtur se do takoheshin kur të vinte në Kosovë.
Avniu: Në Shtator të 2019-ës dikush më ka bërë ftesë në adresën time në Facebook. Një femër, e kam pranuar, kam biseduar. Më ka thënë jam një femër nga Amerika. I thashë ç’ne adresën time, unë nuk të njoh dhe nuk më njeh?
Eni Çobani: Pra ishte dëshira e saj për t’u lidhur me ju?
Avniu: Po! Më tha të kam parë emrin, më ka pëlqyer që shkruaje mirë, shpërndaje shumë gjëra të mira dhe prandaj. Thashë mos është një provokim, se unë kam kaluar disa gjëra. Jo tha të betohem. E pranova.
Eni Çobani: Atëherë filloi miqësia mes jush?
Avniu: Po, ajo jetonte në Amerikë. E kam pyetur çfarë familje ke? Në rradhë të parë më ka thënë jam e martuar, por e divorcuar, kam një djalë.
Eni Çobani: Ajo kishte qenë e martuar apo vazhdonte të ishte e martuar?
Avniu: Jo kishte qenë e martuar!
Eni Çobani: Tani ishte e divorcuar?
Avniu: Po e divorcuar me kohë! E pyeta më tha kam një fëmijë, mbas disa ditësh më tha kam 2 fëmijë, mbas disa ditësh më tha kam 3 fëmijë, mbas disa ditësh më tha kam 4 fëmijë, mbas disa ditësh më tha kam 5 fëmijë. Thashë nuk ka problem, nuk e tregove si gjë, por nuk ka problem.
Eni Çobani: Pra në çdo ditë ajo shtonte fëmijët sipas jush?
Avniu: Po! Kishte 5 fëmijë, marshalla i kishte si drita.
Eni Çobani: Ju sapo u prezantuat me një zonjë që ishte nëna e 5 fëmijëve?
Avniu: Po!
Eni Çobani: Ju ishit i kënaqur për këtë, e pranuat?
Avniu: Po e pranova, më pëlqeu dhe në pamje me thënë të drejtën, por e sinqertë aspak kjo femra. Flisja çdo ditë, unë kot i thosha se ajo nuk kishte ngelur ta ruaja ose ta mbroja unë. Ku je sa i thoja më bllokonte telefonin, më bënte bllok, pas 2-3 ditësh e hapte.
Eni Çobani: Kur filloi njohja juaj?
Avniu: Në Shtator të vitit 2019-ës.
Eni Çobani: Deri në çfarë momenti ju e ndërpretë komplet si komunikim?
Avniu: Në Janar! Pastaj më tha gjallë a vdekur unë do vij në Kosovë .
Eni Çobani: Ishte nga Kosova?
Avniu: Po! Më tha kurdo që të vij në Kosovë do të takoj patjetër. E prita 3 muaj, më tha unë do nisem. U nis ka ardhur në Kosovë, nuk më ka pritur, i kam shkruajtur pafund, i kam thënë ku je? Kushedi sa sms i kam shkruajtur, s’më ka kthyer përgjigje, pastaj në fund më tha nuk kam ardhur./tvklan.al