Një vajzë 13-vjeçare ka humbur jetën tra gjik isht pasi u tërhoq nga një makinë për kilometra të tërë. Brianna Ibarra, nga Kansas, SHBA, ndodhej në sedijen e pasme të makinës së prindërve kur një 34-vjeçar, Kevin Palmer vo dhi makinën.
Prindërit e vajzës kishin shkuar në një restorant për të marrë ushqim. Brianna hapi derën për të shpëtuar teksa makina ishte në lëvizje, por u ngatërrua me rripin e sigurimit.
13-vjeçarja u tërhoq zvarrë për disa kilometra dhe sipas policisë, 34-vjeçari nuk ndaloi asnjë edhe një sekondë.
Policinë e lajmëroi një kalimtar. Kur 34-vjeçari vendosi të ndalojë makinën dhe u arrestua nga policia, fatkeqësisht për 13-vjeçaren ishte vonë dhe kishte humbur jetën.
Shefi i policisë, Gordon Ramsay tha se kjo ishte një nga rastet më të trishta që kishte ndeshur në karrierën e tij.
Marissa, motra e Briannës tha se ajo ishte një vajzë e qeshur dhe bënte gjithçka për familjen. Edhe prindërit e përshkruan 13-vjeçaren si një vajzë plot jetë që i bënte për të qeshur.