U largua nga Afganistani/ Gazetari shpreh pikëllimin: Masakër e ëndrrave dhe aspiratave të mia

Mjaftojnë tre rreshta për të përmbledhur atë që po ndodh sot në Afganistan.

Gazetari i pavarur, Bilal Sarwary ka zgjedhur shumë shkurt të përshkruajë të dielën e 22 gushtit të cilën do e mbajë mend gjatë si një ditë që po i ndryshon jetën.

Për Sarwaryn, 22 gushti i 2021 do të jetë ditë tragjike në jetën e tij pasi po largohet nga Kabuli dhe Afganistani i tij.

Kishte zgjedhur të bënte gazetarin e pavarur, por duket se me talebanët nuk ka të pavarur.

Për Sarwaryn ëndrrat dhe aspiratat i janë shkatërruar teksa i detyruar ka zgjedhur të largohet nga vendi, për një të ardhme që nuk e di ku dhe si do të përplasë.

Postimi i plotë:

E diel 22 gusht 2021: Dita kur largohem nga vendi im, qyteti im, Kabuli im.

Një masakër e ëndrrave dhe aspiratave të mia. Një ditë tragjike në jetën time.

Author: admin