Ka ndërruar jetë personi që qëndroi për disa minuta i shtrirë në lagjen 16 në Durrës, ndërsa qytetarë raportuan në rrjetet sociale, se ambulanca vonoi për shkak se nuk kishte naftë. Policia thotë se shtetasi S.P, 68-vjeç, dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.03.2021, në orën 11:50, në lagjen nr. 16, Durrës, nga punonjësit e urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës është marrë në rrugë, pa ndjenja, shtetasi S. P., rreth 68 vjeç, i cili gjatë transportimit për në spital ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.