Disa ditë më parë portalet u “pushtuan” nga fotoja e djalit të kryeministrit, Edi Rama nën shoqërinë e moderatores së sportit, Albana Bejko, teksa ishin duke ndjekur derbin në stadium.
Dhe, ashtu siç ndodh gjithmonë, skenaret e krijuara nga protalet për këtë foto ishin nga të më të ndryshmet.
Një prej tyre ishte se Greg Rama dhe Albana Bejko janë në një marrëdhënie dashurie.
Epo, e gjitha kjo është një thashethem, pasi mbrëmjen e djeshme moderatorja e sportit e ftuar në emisionin “Expuls” ka treguar një herë e mirë si qëndron e vërteta pas kësaj foto.
Sipas Bejkos ajo dhe Gregu janë thjesht miq shumë të mirë dhe mes tyre nuk ka asgjë.
“Të pashqetësuar për kamerat, pikërisht për këtë arsye sepse jemi thjesht miq. Unë jam shumë private sa i përket gjërave të mija personale dhe nëse do të ishte e vërtetë nuk do të zgjidhja të shkoja me partnerin tim në një ambient pune. Sepse stadiumet praktikisht janë ambientet time te punës. Ne jemi miq prej kohësh edhe kemi parë një ndeshje kjo është e gjitha. Jo nuk jemi asgjë”, tha ajo.