Trupat ushtarake ruse lëvizin drejt Europës. Alarm në NATO.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Rusia ka dërguar forca të armatosura në Bjellorusi për një stërvitje ku do të simulohet pushtimi i disa vendeve anëtare të NATO-s.

Për fqinjët e Rusisë, stërvitja ushtarake e njohur si “Zapad 2017”, më e madhja e ndërmarrë nga Moska që nga Lufta e Ftohtë, është një shembull i frikësimit rus, një demonstrim force që ka si synim ta mbajë nën kontroll aleaten e vet, Bjellorusinë, dhe të mos lërë dyshim tek shtetet balltike, Polonia dhe Ukraina për fuqinë ushtarake ruse. “Zapad” do të thotë perëndim në rusisht.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Nga ana e saj Moska thotë se do të bëjnë prova thjesht për një skenar mbrojtës. Ato gjithashtu pretendojnë se stërvitja do të praktikojë përgjigje ndaj kërcënimeve terroriste.

Zyrtarët e NATO-s thonë se lojrat ushtarake mund të përdoren si maskim për të lëvizur forca dhe paisje më pranë krahut lindor të aleancës perëndimore, duke lënë materiale dhe njësi në Bjellorusi për përdorim në të ardhmen.

 

Author: admin