Ish-presidenti amerikan Donald Trump e kaloi shumë lehtë koronavirusin, falë edhe trajtimit eksperimental të antitrupave që përdori.
Trajtimin e Trump do të fillojë ta përdorë edhe Gjermania, me lajmin që konfirmohet nga ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.
“Qeveria bleu 200 000 doza për 400 milionë euro. Ata veprojnë si një vaksinim pasiv. Administrimi i këtyre antitrupave në fazat e hershme mund të ndihmojë pacientët me rrezik të lartë të shmangin një progres më serioz”, tha ai për gazetën Bild am Sonntag, ndërkohë që kjo metodë e antitrupave “monoklonë” do të fillojë të përdoret javën e ardhshme në spitalet universitarë.