Tronditëse në Rrogozhinë/ Burri tenton të varë me litar gruan, 35-vjeçarja i shpëton vdekjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Rrogozhinë ku burri ka tentuar të varë me litar gruan në ambientet e banesës.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit, ku fatmirësisht 35-vjeçarja fatmirësisht ka shpëtuar. Bashkëshorti K.Lika rreth 40 vjeç, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.

Mësohet se fill pasi ka kryer aktin e rëndë duke varur me litar bashkëshorten ai është larguar nga banesa. G. Lika raportohet se kishte pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshortin. 40-vjeçari kishte vetëm 5 muaj që ishte liruar nga burgu.

Policia ka ngritur grupe kontrolli për kapjen e autorit, ndërsa bashkëshortja po merr ndihmën e parë në Spitalin e Rrogozhinës.

Author: admin