
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu kërkoi një minutë heshtje në Kuvend për viktimat e Covid-19.
Teksa seanca është ndërprerë për të rinisur sërish në orën 13:00, deputeti demokrat kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të mbahej një minutë heshtje.
“Të mbajmë një minutë heshtje për viktimat nga Covid-i”, tha Shehu, ndërsa të gjithë deputetët e pranishëm në sallë u ngritën në këmbë dhe mbajtën heshtje për viktimat.
Ndërkohë deputeti socialist, Erjon Braçe thumboi nga vendi duke thënë: “Për ata mjekë që shërbyen e vdiqën, jo për ata që bëjnë gallatë”.