Tre punonjëse me Covid-19, mbyllet kopshti në Vlorë

Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në Vlorë është mbyllur kopshti numër 7.

Tre punonjës të këtij kopshti kanë dalë pozitive me koronavirus, ndërsa pjesa tjetër e stafit do të qëndrojnë në karantinë, raporton ABC.

Në kuadër të kësaj situate ISHSH ka vendosur mbylljen për një periudhë dy javore të institucionit.

Ndërkohë në Vlorë deri më tani janë aktivë me Covid-19 1483 persona.

Author: admin