Ndarja e hyrjeve dhe daljeve të nxënësve të shkollës me një hapësirë prej një orë e gjysmë, në transportin publik. Një mënyrë të tillë do të zvogëlojë grumbullimin. Ky është propozimi që po shqyrtohet nga institucionet përgjegjëse për të zgjidhur çështjen e transportit publik, i cili ditët e fundit ka ngjallur polemika nga ana e udhëtarëve dhe familjeve studentore.
Për këtë çështje, u mbajt në Bari Itali, një takim me video konferencë midis Qeverisë, Rajonit dhe autoriteteve të tjera lokale. Zgjidhja e propozuar do të bënte të mundur përdorimin e kapacitetit të njëjtë të mjeteve duke zbatuar të njëjtin numër kilometrash për çdo mjet, por duke ndyshuar vetëm oraret e udhëtimit të studentëve.
“Një kërkesë, raporton këshilltari rajonal për transportin Gianni Giannini, e cila ishte bërë me anë të një letre dërguar nga Rajoni i Pulias më 30 Prill, e cila tani duket si zgjidhja e vetme që ka ardhur momenti të zbatohet. Mundësia e përfshirjes së kompanive të transportit turistik që kanë mbetur pa punë me rënien e sektorit turistik, do të shihet si një mundësi tjetër në mbështetje të transportit publik”, shpjegon ai.//telebari//