Tragete pa pasagjerë, por më shumë kamionë dhe mallra

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Për shkak të situatës së COVID-19, në Portin e Durrësit dhe më të madhin në vend, vazhdojnë të jenë të pezulluara udhëtimet e pasagjerëve drejt brigjeve italiane. Por, ndërsa tragetet  lundrojnë pa pasagjerë, më shumë kamionë me mallra kanë mbëritur pranë këtij porti.Autoriteti Portual Durrës, me anë të një postimi në rrjetet sociale bënë me dije se gjatë kësaj periudhe është rritur numri i kamionëve, trailerave si dhe sasia e mallrave të përpunuar.

Njoftimi i plotë i APD:

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

⚓️APD/ Lundrimet e trageteve pa pasagjerë, por më shumë kamionë dhe mallra krahasuar me prillin 2020

⛴Terminali i Trageteve vijon të jetë në funksion vetëm për transportin e mallrave deri në një vendim për rikthimin e transportit të pasagjerëve në rrugë detare.

Referuar të dhënave 🗓statistikore të punës së kryer në këtë terminal gjatë kësaj periudhe, bëhet e ditur se numri i 🚚kamionëve dhe trailerave, si dhe sasia e mallrave të përpunuar nga tragetet ka pësuar një rritje graduale nga muaji prill në maj 2020.

📈Shifrat e muajit maj dëshmojnë për një rritje të numrit të lundrimeve që arrijnë në 38 gjithsej, si dhe të kamionëve me mallra.

Gjatë muajit që lamë pas, tragetet kanë transportuar 5,445 kamionë dhe trailerë me 69 mijë t mallra gjithsej, shifra më të larta se sa muaji paraardhës.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

 

Author: admin