Një 29-vjeçar u arrestua nga Forcat Operacionale në Policinë e Lezhës dhe forca e posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me efektivët e policisë në Vlorë.
Shtetasi me inicialet E. C., banues në Spiten, Lezhë, ishte shpallur në kërkim kombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Sipas policisë, i riu dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit L. L., Y. D., dhe F. B., të arrestuar më parë nga Policia e Vlorës, më datë 09.10.2021, gjatë operacionit të koduar “Transportuesi”, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të transportimit të lëndëve narkotike, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit.