
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.
Sipas policisë, një 63-vjeçare është hedhur nga lartësia, ndërsa ndodhet në spital.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Njoftimi i policisë:
Në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është vetëhedhur nga lartësia shtetasja T. Ç., 63 vjeçe, e cila banonte e vetme në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.