Horoskopi është argëtues pasi ai duket se tregon gjithçka për ju. Shenjat janë po aq argëtuese edhe për të përshkruar dikë që njihni. A ka gjë më argëtuese sesa të shohësh për çfarë arsye Peshqit janë meshkujt perfekt. Ose për çfarë arsye keni probleme me Akrepin. Nëse horoskopi është i mirë për diçka, është për të përcaktuar dhe mënyrën sesi meshkujt dhe femrat dashurojnë. Mirëpo marrëdhëniet nuk janë gjithmonë të prera dhe ndonjëherë keni nevojë për pak ndihmë për të parë anën e errët. Më poshtë janë renditur karakteristikat më seksi për çdo shenjë horoskopi.
Dashi: Pasioni i tyre
Do ta ndiqni një Dash për gjatë gjithë jetës tuaj. I pavarur dhe impulsiv, Dashi kërkon të jetë më kërkues nga jeta. Pasioni dhe impulsiviteti që ata kanë do t’ju marrë frymën. Do bëheni një skllav i dëshirvave dhe aventurave të tyre.
Demi: Suksesi i tyre
Ka ndonjë mashkull ose femër më seksi sesa ata që mbarojnë një punë që u cakton? Për shkak të këmbënguljes së tyre, të lindurit e kësaj shenje tentojnë të jenë udhëheqës në çdo industri që futen. Ata pëlqejnë të rrethohen nga gjëra të mrekullueshme dhe duan të sigurohen që ju jeni një prej tyre.
Binjakët: Urtësia e tyre
Nëse kërkoni vetëm një fjalë të thuhet, kërkoni një Binjakë. Do dashuroni të gjeni një binjakë që flet, tregimet e tyre janë shumë të bukura. Jini të kujdesshëm gjithsesi për të gjithë sharmin e tij, ata nuk janë të prirur të kenë gjuhë të mprehtë.
Kjo natyrë i bën të pakapshëm dhe të dëshiruar. Ata mund të largohen pa paralajmërin dhe ju do të kuptoni se ishte kalimtare. Ju do të jeni vetëm një histori më tepër.
Gaforrja: Paparashikueshmëria e tyre
Gaforrja është me e paparashikueshmja nga shenjat. Nuk e dini kurrë se çfarë do merrni nga ata. Njerëzit e lindur në këtë shenjë janë midis pavarësisë dhe të qenurit shumë i ngjitur, të butë dhe të ashpër, herë shumë të “ngjitur” dhe shumë të ftohtë.
Shpirti i lirë i Gaforres nuk vjen pa një kosto që është paparashikueshmëria e tyre. Është ë vështirë të largoni një gaforre. Kjo është arsyeja pse Tom Cruise është lideri i tyre.
Luani: Sharmi i tyre
Një Luan është dikush që ju takoni në një bar dhe mund të shkoni në shtëpi pa pirë asnjë gotë. Nëse nuk keni takuar ndonjëherë një luan do ta kuptoni se sa keni humbur.
Të lindurit e kësaj shenje rrezatojnë energji dhe ngrohtësi. Për shkak të kësaj ata zhvillojnë një imazh shumë të mirë dhe egon e tyre. Nëse kjo ego zhvillohet më shumë seç duhet, një luan mund të bëhet i fiksuar për të qenë tërheqës. Duke e injoruar një luan për shumë kohë, mund ta bëjë atë të drejtohet te dikush tjetër.
Virgjëresha: Inteligjenca e tyre
Nëse je i mirë në lojërat e inteligjencës atëhere bën mirë të shkosh pas një virgjëreshe. Nuk ka asgjë më tërheqëse sesa një mashkull me të cilin mund të ëbsh biseda të tilla. Nëse jeni në shtrat apo në rrugë nuk ka rëndësi, një virgjëreshë do të dijë gjithmonë të zgjidhë një problem. Ata që i përkasin kësaj shenje të habisin gjithmonë me një set veglash apo njohurish që e mbajnë gjithmonë me vete. Ata kanë shuëm besim në vete dhe nuk i tremben sfidave. Madje, janë dhe shumë besnikë. Luftojën gjithmonë deri në fund
Peshorja: Ndjeshmëria e tyre.
Nëse kërkon dikë që të kuptojë thellësinë e shpirtit tuaj atëhere kërkoni një peshore. Njerëzit e lindur nën këtë shenjë janë shuëm të ndjeshëm dhe do mundohen t’ju njohin edhe ënse ju ndjeni se nuk këni më mistere për t’u zbuluar. Ata nuk janë njerëz të cilëve mund t’u ushtrosh presion kështu që nëse po kërkoni dikë mbi të cilin të keni kontroll, hiqni dorë nga peshorja. Kjo nukd o të thotë që ata nuk do të jenë pranë jush kur të keni nevojë. Por do ta bëjnë këtë gjë vetëm me një ksuht. Ju duhet të jeni gati për një debat filozofik dhe emocional.
Por duhet të bëni kujdes. Në momentin që ju do ndjeni se mund t’ua dilni mbanë ata do ju provojnë se e keni gabim.
Akrepi: Misteri i tyre i errët
Njerëzit e lindur nën këtë shenjë mund të jenë të errët. Ata mund t’ju djegin më shpejt sesa mund t’ju bëjnë për vete. Ata janë perfekt për njerëz që kërkojnë marrëdhënie të komplikuara plot me ngjitje-zbritje. Të jetuarit jetën në mënyrën e tyre ekstreme është vërtet tunduese. Si të gjithë njerëzit që janë natyrë pak e errët ata do të krijojnë rreth jush një tornado me dramë dhe emocione. Kjo mund të jetë vërtet tunduese për një periudhë kohe, por shumë shpejtë do të bëhet e frikshme.
Shigjetari: Mirësia e tyre
Nëse tërhiqeni nga xhentilesa dhe natyra e ndjeshme njerëzore atëherë bëni mirë t’i gjeni vetes një shigjetar. Njerëzit e kësaj shenje do t’ju zbusin me dashuri dhe ngrohtësi dhe do ju tregojnë shumë rreth vetes së tyre. Njëkohësisht një shigjetar tenton të hapet me këdo kështu që do t’ju duhet të mësoheni ta ndani atë me njerëz të tjerë. Nëse ju e gënjeni një shigjetar atëhere duhet ta përgatisni veten tuaj për zhgënjimin që ai do të pësojë. Ata janë në kërkim të ndershmërisë dhe sinqeritet më shumë se kushdo tjetër.
Bricjapi: Qetësia e tyre
Nëse po kërkoni një Denzel Washington atëherë njihuni me një Bricjap. Kjo shenjë është shumë e qëndrueshme dhe stoike në besimet e saj. Ata nuk shprehen lehtësisht dhe buzët e tyre të kyçura do të krijojnë gjithmonë një hije misteri. A ka ndonjë gjë më joshëse se heshtja?
Ata gjithashtu janë shumë pasionantë kur shkojnë pas gjërave që duan. Por ana tjetër e dashurisë së tyre është një botë plot me urrejtje kështu që bëni kujdes.
Ujori: Lojërat e fjalëve
Njerëzit e lindur në shenjën e Ujorit janë sharmantë, pa e ditur këtë. Ata nuk janë domosdoshmërisht të sjellshëm ose të qetë, zakonisht janë e kundërta e kësaj. Ata kanë tendencën të dëshirojnë të jenë ndryshe, por ata janë në më të mirën e tyre kur nuk përpiqen të jenë dikush tjetër në përgjithësi.
Sjelljet, zakonet e tyre të vogla dhe mënyra unike e të qënurit është ajo që i bën tërheqës. Ujorët kanë një mënyrë ndryshe sesi e shohin jetën dhe njerëzit që duan.
Peshqit: Fleksibiliteti i tyre
Të lindurit e kësaj shenje janë shumë fleksibël. Ata janë të njohur për të qenë thellësisht emocional, për të mos e quajtur naiv. Por mos e ngatërroni naivitetin e tyre me pafajësinë. Ata kanë shpirtra të vjetra dhe dituria e tyre nuk është për tu anashkaluar, megjithatë, nëqoftëse ata kërcënohen, do t’ju sulmojnë.
Edhe pse ata nuk kanë asnjë problem të qëndrojnë në prapaskenë, nuk do t’i lejojnë njerëzit të ecin mbi ta.