T’i bësh thonjtë sipas shenjës së horoskopit, ja modelet që duhet të provoni patjetër këtë verë

Lyerja e thonjve është një aktiviteti cili na bën të ndihemi gjithnjë të kuruara. Ngjyra dhe modeli që ne zgjedhim, tregon edhe një pjesë të fshehur të personalitetit dhe na ndihmon të tregojmë individualitetin tonë. A e dini se sipas astrologëve, mund të përshtasni manikyrin me energjinë që përçon shenja juaj e Zodiakut?

DASHI: Një përzierje ngjyrash

T'i bësh thonjtë sipas shenjës së horoskopit, ja

Ju karakterizoheni nga energjia pozitive, vetëbesimi dhe shpirti aventurier. Ju pëlqen të guxoni dhe nuk keni frikë të bini në sy. Kështu, eksperimentimi me ngjyrën e thonjve për ju është idealja. Sa më shumë ngjyra, aq edhe më mirë. Mund të inspiroheni nga thonjtë e të famshmeve si: Lady Gaga, Reese Witherspoon, Mariah Carey, Celine Dion, Kristen Stewart, Saoirse Ronan dhe Emma Watson.

DEMI: Zbukurime të arta

T'i bësh thonjtë sipas shenjës së horoskopit, ja

Dema, ju jeni gjithnjë racionalë, të sinqertë, të dashur, të palëkundur, dhe romantikë. Ju pëlqen një stil praktik dhe klasik. Kështu, një manikyr me bazë të thjeshtë dhe me disa zbukurime të arta, do t’ju shkonte shumë, pasi ky stil është delikat dhe fin. Mund të inspiroheni nga thonjtë e të famshmeve si: Adele, Gigi Hadid, Jessica Alba, Gal Gadot, Janet Jackson, Cher dhe Tina Fey.

BINJAKËT: Ngjyrat e ylberit

T'i bësh thonjtë sipas shenjës së horoskopit, ja

Ju jeni ekstrovertë, lozonjarë, kureshtarë, mendjemprehtë dhe shumë argëtues. Kështu keni nevojë për një disajn thonjsh interesant dhe tërë jetë. Binjakë të tjerë po aq interesantë sa ju nga të cilët mund të inspiroheni janë: Angelina Jolie, Natalie Portman, Helena Bonham Carter, Venus Williams dhe Lucy Hale.

GAFORRJA: Nuancat e rozës dhe së kuqes

T'i bësh thonjtë sipas shenjës së horoskopit, ja

Ju jeni emocionalë, simpatikë, intuitivë dhe besnikë. Ah, po se harruam…edhe shumë romantikë. Ne ju këshillojmë të zgjidhni nuanca si roza e çelët dhe e kuqja klasike. Me to do të dukeni tërheqëse dhe të ëmbla. Gaforre të tjera nga të cilat mund të inspiroheni janë: Margot Robbie, Ariana Grande, Mindy Kaling, Meryl Streep, Lana Del Ray dhe Selena Gomez.

LUANI: Xixat

T'i bësh thonjtë sipas shenjës së horoskopit, ja

Të fortë, të sigurt, besnikë dhe gjithnjë në qendër të vëmendjes. Me një karakter të tillë, xixat janë opsioni perfekt për ju. Me to do të shkëlqeni. Luanë të tjerë nga të cilët mund të inspiroheni janë: J.Lo, Rose Byrne, Sandra Bullock, Meghan Markle, Halle Berry dhe Jennifer Lawrence.

VIRGJËRESHA: Manikyri “French” me një prekje të veçantë

T'i bësh thonjtë sipas shenjës së horoskopit, ja

Të organizuar, detajistë, të ndershëm dhe gjithmonë perfeksionistë. Rekomandimi ynë për ju është manikyri “French” i përmbysur. Ai është i thjeshtë dhe tejmase elegant. Virgjëresha të tjera nga të cilat mund të inspiroheni janë: Beyoncé, Zendaya, Blake Lively, Cameron Diaz, Taraji P. Henson dhe Lili Reinhart.

PESHORJA: “French-i” metalik shumëngjyrësh

T'i bësh thonjtë sipas shenjës së horoskopit, ja

Simpatikë, të sjellshë dhe romantikë, Peshoret i adhurojnë ngjyrat e ëmbla. Frenchi jo i zakonshëm ngjyrë rozë metal, na u duk një zgjedhje e mirë për ju. Peshore të tjera nga të cilat mund të inspiroheni janë: Serena Williams, Bella Hadid, Kim Kardashian, Gwyneth Paltrow, Brie Larson, Hilary Duff dhe Gwen Stefani.

AKREPI: Rrufe të ndritshme

T'i bësh thonjtë sipas shenjës së horoskopit, ja

Të vendosur, të fuqishëm dhe misteriozë. Akrepat janë një ndër shenjat më të veçanta me një botë të pasur, ndonëse në fillim duken pak të tërhequr. Atyre duhet thjesht t’u fitoni zemrën. Për ju këshillojmë pikturat në thua si rrufetë e shndritshme. Me to mund të bini në sy kurdoherë. Të famshëm të tjerë Akrepa nga të cilët mund të inspiroheni janë: Ciara, Kendall Jenner, Kiernan Shipka, Emma Stone, Anne Hathaway, Rachel McAdams dhe Hailey Bieber.

SHIGJETARI: Yjet

T'i bësh thonjtë sipas shenjës së horoskopit, ja

Ju keni një shpirt të lirë, vullnet të hekurt dhe zemër të madhe. Duke qenë se ju pëlqen të provoni gjëra të reja dhe gjithnjë guxoni, ky disajn me yje na u duk perfekt për ju. Shigjetarë të tjerë nga të cilët mund të merrni ndonjë ide më shumë janë: Miley Cyrus, Zoe Kravitz, Britney Spears, Janelle Monáe, Taylor Swift, Tina Turner dhe Chrissy Teigen.

BRICJAPI: Ngjyrat e tokës

T'i bësh thonjtë sipas shenjës së horoskopit, ja

Besnikë, praktikë dhe shumë kokëfortë, Bricjapët pëlqejnë të shohin disa opsione përpara se të veprojnë. Këtë praktikë e ndjekin për çdo gjë në jetë, madje edhe për përzgjedhjen e manikyrit. Zakonisht përzgjidhni ngjyrat e tokës dhe modele të thjeshta e praktike dhe i tillë është edhe sugjerimi ynë. Jemi të sigurt që do ju pëlqejë. Bricjapë të tjerë nga të cilët mund të merrni ndonjë ide më shumë janë: Michelle Obama, Dolly Parton, Kate Moss, Mary J. Blige, Kate Middleton dhe Zooey Deschanel.

UJORI: Retë

T'i bësh thonjtë sipas shenjës së horoskopit, ja

Të pavarur, inteligjentë dhe shumë origjinalë. Ujorët nuk u bashkohen asnjëherë trendeve të fundit, por kanë një stil të veçantë i cili dallohet nga të tjerët. Për ju sugjerojmë pikturat e reve. Ujorë të tjerë interesantë nga të cilët mund të inspiroheni janë: Alicia Keys, Kerry Washington, Shakira, Chloë Grace Moretz dhe Yara Shahidi.

PESHQIT: Nuancat e blusë

T'i bësh thonjtë sipas shenjës së horoskopit, ja

Të butë, intuitivë dhe të ndjeshëm, Peshqit janë shpirtrat artistikë të Zodiakut. Ata shpeshherë identifikohen me nuancat e bukura të ngjyrës blu, ndaj dhe ne ju këshillojmë modelin e mësipërm. Peshq të tjerë nga të cilët mund të merrni ide janë: Rihanna, Drew Barrymore, Emily Blunt, Dakota Fanning, Lupita Nyong’o dhe Rebel Wilson.

Author: horoscope