
Takimi që pra disa muajsh dukej i pamundur, sot përfundoi brenda një ore.
Samiti i NATO-s bëri bashkë kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin e Turqisë Recep Tajip Erdogan.
Akulli mes tyre u thye dhe ata vendosën të linin pas tensionin e vitit 2020, pavarësisht nga ndryshimet shumë të rëndësishme që ekzistojnë.
Sipas mediave greke, Ergodan do të flasë për takimin në një konferencë për shtyp të paralajmëruar për ditën e sotme.
Edhe kreu i qeverisë greke pritet të japë një deklaratë për mediat.