Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën tetë pacientë me Covid.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik nga 5,102 teste të realizuara, 828 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid.
Ndërkohë 744 pacientë fatmirësisht e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 67,065 të shëruar.
Sakaq rastet pozitive janë: Në Prishtinë 361 raste, Vushtrri 65 raste, Mitrovicë 59 raste, Podujevë 41 raste, Pejë 37 raste, Gjilan 34 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 29 raste, Ferizaj 27 raste, Obiliq 15 raste, Prizren 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Kamenicë 12 raste, Shtime 11 raste, Klinë 10 raste, Suharekë 10 raste, Drenas 9 raste, Deçan 8 raste, Malishevë 8 raste, Skenderaj 7 raste, Viti 7 raste, Kaçanik 6 raste, Rahovec 6 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Novobërdë 3 raste dhe Hani i Elezit 1 rast.