Testimi i fortesës së mureve në pallatin e dëmtuar, Bashkia: Do të ketë zhurma, por mos u shqetësoni

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Bashkia e qytetit të Durrësit, me anë të një postimi, të pak momenteve në parë, në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, njofton se nesër specialistët e IKMT-së do të kryejnë një eksperiment në pallatin në lagjen 17, në pallatin Kastrati, ku parashikohet zhurma, por që bashkia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që most ë shqetësohen.

Postimi i plotë:

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Njoftim i rëndësishëm:

Ditën e shtunë, datë shtator 2020, ora 12.00, IKMT do të bëjë një eksperiment vetëm me fitil detonator dhe kapsolla elektrike, në pallatin në lagjen , rruga “Dalip Peza”(pallati i Kastratit).

Në këtë eksperiment nuk do të përdoren lëndë plasëse dhe synimi i këtij eksperimenti është testimi i fortësisë së mureve të brendshme betonarme të këtij objekti.

Njoftojmë të gjithë qytetarët e banesave pranë këtij pallati të mos shqetësohen sepse ky eksperiment do të prodhojë zhurmë por sipas parashikimeve të specialistëve të xhenios dhe IKMT nuk do të ketë rrezik dëmtimesh të objekteve përreth.

 

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

 

Author: admin